Categories Teknologji

“Netflix” nuk do t’ju lejojë më ta bëni këtë gjë, mësoni për cfarë bëhet fjalë

Je nga ata persona që sheh Netflix “qyl”? Ia ke marrë llogarinë shokut/shoqes, kushërinjve apo partnerit/partneres? Epo, platforma e famshme s’do të të lejojë ta bësh më këtë!CNN raporton se gjiganti i transmetimit po teston një opsion të ri që mund ta ndihmojë atë të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit.

Kështu, çdo përdorues duhet të verifikojë se është i autorizuar për të përdorur Netflix. “Ky test është krijuar për të siguruar që njerëzit që përdorin llogarinë e Netflix të jenë të autorizuar ta bëjnë këtë,” tha një zëdhënës i Netflix.

Kështu, në llogarinë tuaj s’do të mund të futen persona të tjerë jashtë familjes. Sapo një përdorues të futet në llogari, një opsion pop-up do të shfaqet në ekran dhe do t’i kërkojë atij të verifikojë llogarinë duke e konfirmuar me një tekst ose email.

Përdoruesit mund të zgjedhin ta verifikojnë më vonë, por pop-up do të shfaqet përsëri kur nuk e prisni, duke ju ndërprerë atë që kishit nisur të shihni. Ky ndryshim që po planifikohet të bëhet është ende një provë, që po testohet për një numër të kufizuar përdoruesish. Në fakt, ky vendim për ndryshim u mor pasi numri i përdoruesëve të kësaj platforme u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Teknologji

Rama: Brenda 2 vitesh do përdorim inteligjencën artificiale

“Reformë në administratë, digjitalizim të shërbimeve” Revolucioni i teknologjisë në transformimin e shteteve ka qenë…

LEXO ME SHUME