Teknologji

Nga 1 korriku hiqen tarifat roaming për pajtimtarët që vizitojnë vendet e BP-së

Autoriteti i Komunikimeve Eletronike dhe miratoi vendimin që i hap rrugë heqjes së tarifave roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga 1 korriku.

Vendimi detyron tre sipërmarrësit e rrjeteve celulare të Shqipërisë për zbatimin e vendimit.

“Duke filluar nga data 1 korrik 2021, do të aplikohet modelit RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë, kur pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë vizitojnë vendet e BP”, thuhet në vendimin e AKEP-it.

Marrëveshje për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: