Categories Teknologji

Një iPad i ri po vjen, por mund të jetë e vështirë për ta blerë

Apple po planifikon një version të ri të iPad, por që me gjasë do të jetë e vështirë për ta blerë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, zëra thonë se kompania planifikon që tek tabletat e reja të përdorë ekran MiniLED, që kanë kontrast më të mirë dhe më shumë dritë. Kjo do të ishte hera e parë që Apple do të përdorte këtë lloj teknologjie në pajisjet e saj.

iPad Pro 12.9 inç mund të vijë në fund të këtij muaji. Por po të njëjtat raportime sugjerojnë se furnitorët e Apple po hasin vështirësi për të prodhuar mjaftueshëm pajisje, që do të thotë se mund të jetë e vështirë për të blerë një të tillë një moment që del në treg.

Një tjetër raportim i japonezes Nikkei javën e shkuar sugjeronte se prodhimi i iPad është prekur nga vonesat, por pa dhënë specifika sa i përket modeleve që mund të jenë prekur. Apple po planifikon të hedhë në treg një iPad Pro në dy përmasa të ndryshme që mund të vijnë javët në vijim.

Por vetëm më i madhi, versioni 12.9 inç pritet që të ketë ekran MiniLED. Kjo do të thotë se teksa të dyja pajisjet mund të dalin në Prill, data e versionit më të madh mund të shtyhet dhe mund të jetë i limituar në numër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME