Teknologji

Opsioni i ri i WhatsApp që me siguri mezi po e prisnit të gjithë

Për të gjithë ju që keni cuar një mesazh gabim drejt një personi në Whatsapp, ose keni cuar një mesazh që nuk duhet ta lexojë i gjithë grupi ku jeni pjesë, aplikacioni ka një opsion të ri për ju.

Në fakt, deri më tani e keni pasur mundësinë që t’i fshini mesazhet me “Delete for Everyone”, por me siguri edhe ju si ne, ka pasur raste kur keni shtypur “Delete for Me” padashje dhe mesazhi “i turpit” ka mbetur aty për ta parë të gjithë.

Tashmë Whatsapp ka bërë të mundur që ta korrigjoni këtë veprim të tmerrshëm dhe me përmirësimin e ri, nëse klikoni “Delete for Me”, do ju dalë edhe opsioni “Undo”, që mund të lejojë që ta ktheni veprimin pas dhe të mos pendoheni, duke shtypur të duhurin, “Delete for Everyone”.

Pra mund të themi: thjesht, bukur saktë, një opsion i vogël, por shumë i domosdoshëm dhe “shpëtues jete”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close