Categories Teknologji

Pasuria e shefit të Facebook i kalon 100 miliard dollarët

Vlera neto e Mark Zuckerberg-ut ka tejkaluar tashmë 100 miliard dollarët për herë të parë pasi Facebook Inc. nxori në treg konkurruesin e TikTok, Reels. Sipërmarrësi 36-vjeçar o bashkohet titanëve të tjerë të teknologjisë Jeff Bezos dhe Bill Gates si të vetmit persona në botë që kanë statusin e “centimiliarder”, sipas Bloomberg, përcjell abcnews.al

Pasuria e Zuckerberg-ut rrjedh kryesisht nga aksionet (13%) që ai ka në Facebook. Themeluesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikës kanë parë teksa pasuria e tyre shtohet teksa pandemia e koronavirusit ‘detyron’ gjithnjë e më shumë persona drejt mjedisit virtual. Kjo ka ndodhur pavarësisht se ekonomia amerikane po tkurret me ritmin më të shpejtë në histori.

Zuckerberg ka fituar rreth 22 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Bezos është rritur më shumë se 75 miliardë dollarë. Pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Amerikë, Apple, Amazon.com Inc., Alphabet, Facebook dhe Microsoft Corp., aktualisht kanë vlerësime në treg ekuivalent me rreth 30% të produktit të brendshëm bruto të SHBA-ve, gati dyfishi i atyre që ishin në fund të vitit 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME