Categories Teknologji

Probleme me pagjumësinë? Një listë me aplikacione që ju vijnë në ndihmë!

Pagjumësia ose një gjumë i çrregullt mund të ndikojnë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor si dhe produktivitetin tuaj gjatë ditës Të mësuarit për modelet tuaja të gjumit mund të jetë çelësi i një fillimi të mbarë. Healthline ka përzgjedhur një listë me disa prej aplikacioneve më të mira për Android dhe iPhone.

Sleep Cycle Monitoron modelet tuaja të gjumit dhe ofron statistika të hollësishme dhe grafikë të përditshëm të gjumit, në mënyrë që të merrni një kuptim më të mirë të asaj që po ndodh kur flini, ose çfarë mund të ndërhyjë në një gjumë të mirë gjatë natës. Aplikacioni gjithashtu përmban një orë alarmi inteligjente e krijuar për t’ju zgjuar butësisht kur jeni në fazën më të lehtë të gjumit.

Nature Sounds Relax and Sleep Ky aplikacion vetëm për Android do t’ju ndihmojnë të filloni terapinë tuaj audio. Zgjidhni midis tingujve me cilësi të lartë të ujit, tingujve të natyrës, tingujve të kafshëve, “zhurmës së bardhë”, të gjitha këto të krijuara për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të flini.

Sleep as Android Ky aplikacion Android është krijuar për të ndjekur ciklin tuaj të gjumit dhe për të matur cilësinë e tij për sa i përket kohëzgjatjes, deficitit, përqindjes së gjumit të thellë, gërhitjes, efikasitetit dhe parregullsisë. Këto njohuri për modelet tuaja të gjumit mund t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime për një gjumë më të mirë.

Sleepa Sleepa përmban një koleksion të shkëlqyeshëm tingujsh që mund të përzihen në ambiente relaksuese me një kohëmatës të krijuar për të ndaluar automatikisht aplikacionin. Mund të zgjidhni midis 32 tingujve në katër grupe – shiu, natyra, qyteti dhe meditimi – plus tre lloje të zhurmës së bardhë dhe frekuencat më pak të njohura të zhurmës rozë dhe kafe. Gjithashtu mund të vendosni alarme të buta zgjimi.Relax Melodies: Sleep Sounds

Aplikacioni përfshin programe 5-ditore që ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe më mirë, shoqëruar me cilësi të tjera.

Pillow Automatic Sleep Tracker, Pillow është një asistent inteligjent i zgjimit për përdoruesit e iPhone. Aplikacioni analizon ciklet tuaja të gjumit automatikisht përmes Apple Watch, ose thjesht kur ju mbani telefonin tuaj afër kur flini. Karakteristikat përfshijnë një alarm për t’ju zgjuar gjatë fazës më të lehtë të gjumit, gjurmimin e trendit të gjumit, tinguj që ju ndihmojnë të flini dhe njohuri dhe këshilla të personalizuara për pushim me cilësi më të mirë.

Sleep Sounds, Aplikacioni përmban tinguj qetësues për t’ju vënë në gjumë dhe shkëputet automatikisht pas një kohëzgjatjeje të caktuar, shkruan Anabel. Të tjera aplikacione të ngjashme me të mësipërmet janë: – Slumber: Fall Asleep, Insomnia – White Noise Lite – Tide – Nature Sounds

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME