Categories Teknologji

Rënia e aplikacioneve të Zuckerberg, Telegram: Fituam 70 milionë përdorues

Aplikacioni për mesazhe, Telegram, ka fituar rreth 70 milionë përdorues të rinj gjatë periudhës sa ka qenë jashtë funksionit aplikacioni Facebook më 4 tetor, ka thënë themeluesi i tij Pavel Durov.  Të hënën, miliona njerëz nuk kanë pasur akses në Facebook, Instagram, Messenger dhe ËhatsApp për gati gjashtë orë.

Facebook ka thënë se disa ndryshime në konfigurim kanë qenë fajtore për këtë mosfunksionim. “Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”, ka thënë Durov në një postim në Telegram. Durov ka thënë se disa përdorues në Shtetet e Bashkuara mund të jenë përballur me shpejtësi më të vogël, ndërkohë që miliona persona kanë tentuar të hapin llogari.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Konkurrencë, Margrethe Vestager, ka thënë se bllokimi ka demonstruar pasojat e mbështetjes në disa lojtarë të mëdhenj dhe ka theksuar nevojën për më shumë rivalë. Rusia ka thënë se incidenti ka treguar se Moska ka pasur të drejtë kur ka kërkuar të zhvillojë platformat e saj në internet, ashtu si edhe rrjetet sociale. /BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME