Categories Teknologji

Risitë e shkencës, një algoritëm për moshën biologjike

Njeriu ka dy mosha! Kronologjiken, apo atë që tregon kalendari, si dhe moshën biologjike, që bazohet te funksionet e trupit dhe nivelet mesatare të shëndetit.
Ekspertët thonë se njerëzit që kanë të njëjtën moshë kronologjike nuk përballen me të njëjtat rreziqe sëmundjesh.

“Mosha kronologjike nuk tregon sa të moshuar jemi ne me të vërtetë. Është thjesht një numër sipërfaqësor.

Ne të gjithë plakemi biologjikisht me ritme të ndryshme, bazuar te gjenet tona, tek ajo që hamë, apo sa ushtrime bëjmë dhe sa toksina ambientale thithim. Mosha biologjike është ajo që përcakton shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë, transmeton lajmi.net.

Bazuar mbi moshën biologjike, ne duhet të fryjmë qirinjtë mbi tortë. Në të ardhmen, me avancimin e aftësisë sonë për të kontrolluar moshën biologjike, ne mund të kemi edhe më pak qirinj”, tha David Sinclair, nga “Harvard Medical School”.

Ekspertët kanë identifikuar 9 bioshënjues të marrë në një test të thjeshtë gjaku, që duket se ndikojnë më shumë në jetëgjatësi. Ata fusin të dhënat në kompjuter dhe algoritmi bën përllogaritjen e moshës.

Ky algoritëm, shpejt shpresohet të bëhet i qasshëm “online” dhe kushdo do të mund të përllogariste moshën e tij biologjike dhe të identifikonte rreziqet e mundshme.

Njerëzit me një moshë biologjike më të ulët sesa mosha kronologjike kanë më pak rreziqe vdekshmërie, ndërsa ata më të moshuar nga këndvështrimi biologjik kanë rreziqe më të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME