Categories Teknologji

Rritja e makinave elektrike: E shpejtë, por shumë larg zëvendësimit të makinave tradicionale

Transporti elektrik po rritet me një normë të shpejtë në të gjithë botën, por do të duhet kohë përpara se të bëhet zgjedhja kryesore. Nga 5.1 milionë makina elektrike në botë, thuajse 2 milionë janë shitur në Kinë, Europë dhe SHBA, në vitin e kaluar.

Prodhuesit kinez, BYD dhe ‘Bejing Electric Vehicle’, kompania amerikane Tesla dhe Nissan i Japonisë, janë lojtarët kryesorë. Këto kanë prodhuar thuajse 560,000 makina tërësisht elektrike. Ndërkohë që reduktimi i emetimit të karbonit është bërë më strikt, shumë vende po ofrojnë incentive në ndërtimin e infrastrukturës për të inkurajuar shoferët që të konvertojnë automjetet në elektrike.

Norvegjia ofron përjashtime tatimore për blerësit e makinave elektrike dhe 46% e automjeteve në vend janë elektrike. Shenzen është një nga pak qytetet e pajisur me një flotë tërësisht elektrike të autobusëve. Nuk janë vetëm makinat dhe autobusët që po elektrifikohen, por edhe modele të tjera të transportit si motoçikletat dhe anijet.

Megjithatë, do të duhet ende shumë kohë për të reduktuar gjurmët e karbonit, ndërkohë që 38% e energjisë elektrike në të gjithë botën vjen nga djegia e qymyrit.

Ndërkohë që më shumë makina elektrike dhe stacione të karikimit po ndërtohen, kërkesa për energji elektrike pritet gjithashtu të rritet. Sipas analizave të Bloomberg, makinat elektrike do rrisin konsumin botëror të energjisë elektrike me 6.8% deri në 2040. Ndërprerja e industrisë miliarda dollarëshe të makinave nuk pritet së shpejti, por shumë vende po zhvillojnë modele standardë për infrastrukturën elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME