
Shteti evropian ka gjobitur pronarin e njërit prej rrjeteve më të famshme sociale. Rusia ka gjobitur pronarin e Facebook Meta Platforms me 13 milionë rubla (157 mijë euro), tha të enjten një gjykatë në Moskë.
Kjo gjobë ka ardhur për dështimin në fshirjen e përmbajtjes që qeveria e konsideron të paligjshme. Moska ka rritur presionin mbi Big Tech këtë vit në një fushatë që kritikët e karakterizojnë si një përpjekje nga autoritetet ruse për të ushtruar kontroll më të fortë mbi internetin, diçka që ata thonë se kërcënon të mbysë lirinë individuale dhe të korporatave.