Categories Teknologji

Sekretet e Messenger-it që nuk i dinit deri më sot, mësojini

Messenger tani është një nga platformat më të njohura të bisedave së bashku me Viber dhe WhatsApp. Ajo që shumë nuk e dinë, është se mund t’ju ofrojë shumë më tepër shërbime të fshehura, sesa mund të imagjinoni.

Shikoni katër gjërat që ofron Messenger që me shumë mundësi mund të mos i dini të gjitha:

1.Mesazhe me efekte

Këto janë efekte që ju lejojnë të shtoni ndjenjë vizuale në mesazhin tuaj nëpërmjet efekteve të animuara. Pasi ta keni shkruar mesazhin, shtypni butonin që do shfaqet afër mesazhit. Atje mund të zgjidhni midis një tërësie efektesh.

2.Opsioni i zhdukjes së mesazheve

Opsioni i zhdukjes së mesazheve i është shtuar messenger-it, kohët e fundit.  Zgjidhni funksionin ku mesazhet e shfaqura zhduken pas një ore, që ju e caktoni, ose kur të mbyllni bisedën.

3.Përgjigjet ndaj mesazheve individuale

Përveç përgjigjeve klasike, në rast se nuk  dini t’i përgjigjeni drejtpërdrejt një mesazhi specifik në bisedën, atëherë ju mund t;i përgjigjeni një mesazhi specifik, duke ruajtur kështu rrjedhën e bisedës suaj.

4.Ngjitëse (emoji) selfie

Ju mund të krijoni një seri ngjitjesh (emoji-sh)  boomerang me selfie-n tuaj për ta përdorur atë në bisedë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME