Categories Teknologji

Si ta kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp?

Si të dini nëse dikush ju ka bllokuar? Mbase miqësia juaj me një mik të vjetër mund të jetë shkatërruar ose dëshironi të keni sa më pak kontakt me një person, arsyet janë të shumta pse do të dëshironit ta bllokonit dikë në WhatsApp, shkruan Pc World Albania. WhatsApp nuk ju tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë por janë disa informacione të rëndësishme me të cilin mund ta kuptoni.

Së pari nëse jeni bllokuar nuk e shikoni dot statusin e tyre online, e as indikatorin “Last Seen.” Ndërsa kjo nuk konfirmon nëse dikush ju ka bllokuar, nëse më përpara keni parë statusin e tij online apo indikatorin “Last Seen” atëherë gjasat janë të shumta që ju ka bllokuar. Gjithashtu nëse jeni bllokuar nuk mund të shikoni as ndryshimet në foton e profilit. Nëse keni një mik të përbashkët kontakt, ju mund ti krahasoni nëse ka diferencë në foton e profilit.

Së fund çdo mesazh që dërgoni do të tregohet me indikatorin “sent” por jo “delivered” ndërsa thirrje nuk do të shkojnë. Nëse i shikoni të gjitha këto indikator për një kontakt, me shumë mundësi jeni bllokuar. Nga ana tjetër WhatsApp përpiqet që të mbrojë privatësinë e përdoruesve kur bllokoni dikë në mënyrë që të mos jetë në gjendje ta kuptojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME