Teknologji

Si të bëni telefonata apo të flisni në kamera përmes WhatsApp në desktop

WhatsApp ka shtuar thirrjet zanore dhe video në aplikacionin e saj të desktopit, që do të thotë biseda telefonike të koduara tani janë në dispozicion edhe nga kompjuteri juaj. Firma në pronësi të Facebook tha se kjo gjë do t’u jepte njerëzve më shumë mundësi për mënyrën se si ata mund të komunikojnë me kolegët, miqtë dhe familjen.

“Komunikimi në një ekran më të madh e bën më të lehtë punën me kolegët, shikon më qartë familjen tënde dhe i ke duart të lira dhe mund të bësh ç’të duash ndërkohë që flet”, ka thënë  WhatsApp në një postim.

Si të bëni thirrje WhatsApp në desktop?

Ju mund të bëni thirrje falas zanore dhe video me kontaktet tuaja në WhatsApp Desktop nëse keni aplikacionin të instaluar në kompjuterin tuaj.

Shkarkoni WhatsApp Desktop në kompjuterin tuaj, i disponueshëm për Mac dhe Windoës. Hapni aplikacionin Desktop dhe në telefonin tuaj e më pas skanoni kodin QR. Zgjidhni një kontakt dhe klikoni në ikonën e videos ose telefonit pranë emrit të tyre për të bërë një telefonatë. /tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: