fbpx
Teknologji

Smartfonët 5G arrijnë në 200 modele

5G është një teknologji e cila, megjithëse ende nuk ka arritur konsumatorin mesatar, është e gatshme për përdorim në një numër të madh të celularëve. Mjafton të themi që nga tremujori i parë deri në tremujorin e tretë të vitit 2020, numri i modeleve të pajisura me 5G  është katërfishuar, nga 50 modele në janar në mbi 200 në fund të shtatorit. Raporti më i fundit nga ”Counterpoint” thotë se ”Samsung qëndron ndër 10 të parët e telefonave inteligjentë më të shitur 5G, me ”Galaxy Note” 20 Ultra, pak përpara ”P40 Pro” të ”Huawi” dhe ”Nova 7”.

Shtatë prodhues në renditjen e ”Counterpoint” vijnë nga Kina, duke demonstruar se sa 5G është tashmë një realitet në disa pjesë të botës dhe se si gjigantët orientalë ecin përpara duke prezantuar teknologji të reja pa pritur që tregu të jetë gati. Europa dhe SHBA, ku përdoruesit e ”Apple” janë gjithmonë të shumtë, do të jenë në gjendje të përfitojnë për ta vendosur kompaninë ”Cupertino” përsëri në rrugën e 5G. Aspekti më interesant është se në muajt e ardhshëm do të shohim rritjen e propozimit të telefonave celularë që montojnë një modem 5G me çmime brenda mundësive të secilit. Nëse sot mesatarja e një terminali me këtë teknologji është rreth 700 euro, së shpejti çmimi do të bjerë nën pragun e 400 eurove.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button