Teknologji

Snapchat do t’i paguajë përdoruesit 1 milion dollarë në ditë për të krijuar video

Evan Alberto thotë se është në rrugën e duhur për t’u bërë milioner në vetëm disa javë falë përdorimit të tij të vazhdueshëm të Snapchat. Që nga fundi i nëntorit , kompania ka krijuar një fond prej 1 milion dollarësh çdo ditë, të cilin ua paguan krijuesve të videove me performancën më të mire.

Kompania përcakton pagën bazuar në sa shikime merr një video. Kjo nismë ka për qëllim të tërheqë më shumë krijues për të bërë video për Spotlight, konkurrenti i kompanisë TikTok, i cili nga ana tjetër do të ndihmojë Snap të tërheqë dhe mbajë përdoruesit.

Deri më tani, Snap ka dhënë më shumë se 110 milion dollarë në të gjithë tregjet ku përdoret Spotlight. Alberto, 22 vjeç, është ndër dashamirësit më të fundit të sipërmarrjes së kompanisë. “Fillimisht unë thjesht e bëra atë për t’u ekspozuar, nuk isha plotësisht i sigurt se sa para kishte atje”, tha Alberto, i cili po punon si krijues i përmbajtjes.

Ai bëri një video të shpejtë me të dashurën e tij një natë, e postoi dhe nuk e mendoi shumë. Dy javë më vonë, ai mori një njoftim se videoja i kishte bërë 94,000 dollarë. “Kur erdhi mesazhi i parë nga Snap, mendova se ishte një gabim shtypi,” tha ai. Që atëherë, ai po punon për të postuar 20 deri në 40 video çdo ditë nën hashtagun @evanthecardguy ku ka 111,000 ndjekës. Ai thotë se që nga 18 marsi  ka fituar rreth 900,000 dollarë nga videot e tij, ku bën hile magjike, sfida dhe lojëra.

Alberto tha se po përdor fitimet e tij për të kërkuar shtëpinë e tij të parë. Ai madje bëri një tatuazh me logon e fantazmës Snapchat në kyçin e këmbës dhe, natyrisht, e postoi përvojën si një Spotlight. “Kjo është një mundësi kaq e mrekullueshme që po përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum,” tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: