fbpx
Teknologji

Snapchat sjell funksionin për pastrimin e listës së miqve

Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për imazhe, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.

Rrjeti do të vërë në përdorim një funksion të ri, i quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave, me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre aktuale.

Funksioni do të mbërrijë si një njoftim dhe tani për tani për sistemet Android, por së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për iOS.

Kjo është një strategji e kundërt me atë të “Facebook”, që në vend të kësaj sugjeron vazhdimisht nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë miq të rinj

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close