Teknologji

Snowden: Mos e përdorni WhatsApp-in, ka një alternativë më të mirë

Snowden shkroi më herët në Twitter se Signal është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp.  Situata me rënien e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u komentua nga sinjalizuesi i famshëm amerikan, Edward Snowden.

Ai tha në Twitter se përdoruesit duhet të përdorin aplikacione alternative të mesazheve në vend të WhatsApp-it, që është në pronësi të Facebook, transmeton lajmi.net. Ai tha se rënia e këtyre rrjeteve sociale është kujtesë se njerëzit duhet ta përdorin një aplikacion jo-fitimprurës si Signal.

“Rënia e Whatsapp-it që është në pronësi të Facebook është kujtesë se ju dhe miqtë tuaj ndoshta duhet ta përdorni një alternativë më private, jofitimprurëse si Signali gjithsesi. Është falas dhe duhen rreth 30 sekonda për ta ndërruar”, shkroi Snowden. Në një postim tjetër, ai tha se Facebook dhe Instagram ranë në mënyrë misterioze dhe se bota u bë “një vend më i shëndetshëm”.

Snowden shkroi më herët në Twitter se Signal është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp. Snowden u bë i famshëm pasi zbuloi dokumente sekrete amerikane që tregonin ekzistencën e një numri të madh të projekteve sekrete.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: