Përderisa po testohej rrugëve në Gjermani, modeli i ri i serisë C-Class të firmës së prodhimit të veturave Mercedes është spiunuar dhe është kapur në kamera. Të dy modelet, ai Sedan dhe Estate, janë kapur në një video, ndonëse nuk vërehen risitë e sjella nga firma gjermane për shkak të kamuflazhit, transmeton lajmi.net.
Modeli i ri i C-Classit, sipas shefit të bordit të Daimler Group, do të jetë i influencuar në masë të madhe nga S-Classi luksoz. C-Class-i i ri pritet të dalë në shitje gjatë vitit 2021.