Categories Teknologji

TikTok nën hetime – A është me të vërtetë i sigurtë për fëmijët ky aplikacion?

TikTok është në pronësi të shoqërisë kineze ByteDance. Aplikacionit TikTok i është rritur ndjeshëm popullariteti vitet e fundit dhe shumica e përdoruesve të tij janë fëmijë dhe adoleshent.

Madje këtë vit, TikTok, është aplikacioni më i shkarkuar në botë dhe gjatë këtyre muajve ka bërë një sërë ndryshimesh për të mbrojtur veten nga problemet me privatësinë, shkruan Wired. Garantuesi i privatësisë në Irland, ka hapur hetim për TikTok, i cili do të shqyrtojë qartë trajtimin e informacioneve të fëmijëve nën 13 vjeç. Kjo nuk është hera e parë që garantuesi irlandez heton çështje të tilla. Në tetor 2020, ai njoftoi hetimin për trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve nga Instagram, i akuzuar për ekspozimin e informacionit të miliona përdoruesve.

Autoriteti i kontrollit në Irlandë po studion edhe nëse trajtimi i të dhënave personale të fëmijëve është në linjë me ligjet e Bashkimit Europian mbi transferimin e të dhënave personale në vende të tjera, si Kina. TikTok është në pronësi të shoqërisë kineze ByteDance.

Ai është përballur vazhdimisht me akuza për ndarjen e të dhënave me kompani të tjera të Kinës, madje edhe me qeverinë. Për këtë arsye, ish-presidenti i ShBA, Donald Trump, u përpoq që ta ndalonte aplikacionin, i cili është bllokuar në tregun indian. TikTok iu përgjigj hetimeve të reja, duke mbështetur se “privatësia dhe siguria e komunitetit, veçanërisht e anëtarëve tanë më të rinj, janë përparësia jonë kryesore”.

Në janar, ai i bëri private të gjitha llogaritë nën 16 vjeç dhe fshiu miliona profile të përdoruesve që besonte se ishin nën moshën 13 vjeç. Në deklaratën e lëshuar në përgjigje të hapjes së hetimeve, TikTok premtoi se do t’i bëjë politikat e privatësisë më të thjeshta për t’u lexuar “për përdoruesit midis 13 dhe 18 vjeç” falë sintezave. Aplikacioni do të prezantojë edhe një seksion video mbi privatësinë kushtuar adoleshentëve.

Nëse shpallet fajtor për një trajtim jo në përputhje me rregulloret, kompania do të rrezikonte një gjobë deri në 4% të të ardhurave globale. Garantuesi irlandez i Privatësisë është rregullatori kryesor i Bashkimit Europian për shumë nga kompanitë kryesore teknologjike në botë, pasi ato kanë selinë e tyre rajonale në Irlandë. Ai është kritikuar disa herë në muajt e fundit për masën e sanksioneve të tij dhe për ngadalësinë në menaxhimin e rasteve që trajton.

Edhe pse merr financime 19.1 milionë euro për të siguruar respektimin e masave të GDPR, autoriteti nuk spikat për produktivitet. Siç raporton organizata për mbrojtjen e të dhënave personale Noyb, në vitin e fundit, nga 10 mijë ankesa të paraqitura, vetëm 6 apo 7 kanë marrë një vendim zyrtar (më pak se 1%).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME