Teknologji

Vetëm tri ditë pasi e bleu një Ford Mustang të ri, përfundoi në lum me të

Shpejtësia që ofron kjo veturë dhe aftësitë për vozitje të shoferit, nuk u përshtatën aspak Ford Mustang GT është një makinë e fuqishme, të cilën duhet trajtuar me përkushtim dhe vëmendje të madhe, për të përjetuar vozitjen me shpejtësi të lartë, përndryshe gjithçka mund të përfundojë në aksident. Kjo është pikërisht çfarë i ndodhi një shoferi në British Columbia të Kanadasë, vetëm tri ditë pasi e bleu këtë makinë të re.

Derisa ishte duke bërë një xhiro të shpejtë, ai përfundoi në lumë, sepse nuk po mund të përshtatej me shpejtësinë e lartë dhe ambientin ku ndodhej. Megjithëse përfundoi në lumë dhe Ford Mustang GT pësoi dëmtime të konsiderueshme, shoferi shpëtoi i palënduar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: