Aplikacioni Pegasus është i famshëm për përgjimet. Mësohet se ky aplikacion është përdorur nga qeveri të ndryshme anë e mbanë botës, për të përgjuar gazetarët, aktivistët dhe menaxherë.
Akuzat në lidhje me përdorimin e softuerit, u bënë të dielën nga Washington Post, Guardian, Le Monde dhe 14 organizata të tjera mediatike në të gjithë botën.
Në listën e telefonave të përgjuar janë të total 50 mijë numra. Nga ana tjetër kompania “NSO Group” mohon çdo akuzë, duke pretenduar se softueri është programuar për gjurmim e kriminelëve dhe terroristëve.
Programi përgjues Pegasus hyn si virus në telefonat iPhone dhe pajisjet Android për të mundësuar operatorët të kenë akses në mesazhet, fotot dhe email-et e përdoruesve.
Gjithashtu programi regjistron thirrjet si dhe aktivizon fshehurazi mikrofonin dhe kameran e telefonit.
Ky aplikacion i shitur nga Izraeli “NSO Group” dhe i quajtur “Pegasus”, u krijua për të lejuar qeveritë të gjurmonin terroristët dhe kriminelët.