Teknologji

WhatsApp mund të gjobitet deri në 50 milionë euro, ja pse

WhatsApp, shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook, rrezikon të marrë një gjobë  deri në 50 milion € për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Thuhet se aplikacioni nuk i ka u dhënë informacioni për përdoruesve të vet në lidhje me ndarjen e të dhënave me Facebook.

Javën e ardhshme Komiteti i Privatësisë së BE duhet të diskutojë rastin gjatë seancës plenare të tij me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave. Drejtuesi i thirrjes për veprim kundër WhatsApp është Autoriteti Irlandez i Privatësisë.

WhatsApp mund të marrë një gjobë nga 30 deri në 50 milion € për mosrespektimin e plotë të kërkesave të transparencës të përcaktuara nga Rregullatori i Mbrojtjes së të Dhënave. Përveç kësaj, autoritetet e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesit duke qenë më transparent, raporton Ansa.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close