Categories Teknologji

WhatsApp ndryshon rregullat e tij të privatësisë, ja çfarë duhet të dini

Javën e kaluar, WhatsApp u azhurnua duke detyruar përdoruesit që të bien dakord për rregullat e reja të privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale me kompaninë e Facebook, në të kundërt ata nuk do të mund të përdorin dot aplikacionin.

Shumë përdorues në botë kanë shprehur shqetësime në lidhje me ato të dhëna që duhet të ndajnë me Facebook. Marrëveshja e re thotë: “Si pjesë e familjes së Facebook, WhatsApp merr informacione dhe ndan informacione me këtë familje. Ne mund të përdorim informacionin që marrim prej tyre dhe ata mund të përdorin informacionin që marrin prej nesh, për të ndihmuar në funksionimin, sigurimin, përmirësimin, kuptimin, personalizimin, mbështetjen dhe tregun e shërbimeve tona dhe ofertat e tyre”.

WhatsApp shpjegoi për Sky News se llogaritë e përdoruesve nuk do të fshihen nëse nuk bien dakord me kushtet e reja, por ata nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të përdorin shërbimin derisa të bien dakord. Përditësimi nuk ndryshon praktikat e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook dhe nuk ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë privatisht me miqtë ose familjen kudo që janë në botë,” shpjegoi zëdhënësi.

“WhatsApp mbetet thellësisht i përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e njerëzve. Ne po komunikojmë drejtpërdrejt me përdoruesit përmes WhatsApp për këto ndryshime në mënyrë që ata të kenë kohë për të rishikuar politikën e re.” Duke folur në konferencën zhvilluese të kompanisë në 2019, pronari i Facebook Mark Zuckerberg tha se ai besonte “se do të jetë aq e lehtë për t’i dërguar para dikujt sa për të dërguar një foto”.

Ndryshimi vjen ndërsa Facebook njoftoi se Messenger, Instagram dhe WhatsApp ishin duke u vendosur të gjitha nën një ombrellë në fillim të këtij viti. Thuhet se Facebook Pay do të ishte “një mënyrë e përsosur dhe e sigurt për të kryer pagesa në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp “.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME