Categories Lajme

Testimi i vaksinës, dy binjaket shkencëtare shqiptare në Britani japin detajet se çfarë pritet pas dy javësh

Britania e Madhe është bërë vendi i parë që ka nisur testimin në njerëz të një vaksine kundër COVID-19. Bëhet fjalë për një studim të Universitetit të Oxford, ku është pedagoge, Detina Zalli.

Ndërsa binjakja e saj, Argita Zalli është pedagoge në Imperial Collage në Londër. Detina Zalla tregon se, pritshmërinë janë të mëdha që vaksina të jetë efektive por do të duhet shumë muaj që të një gjë e tillë të konfirmohet.

“Prova është për të përcaktuar efikasitetin, sigurinë dhe imunigjitetin e vaksinë që të jetë e përshtatshme për të gjithë moshat dhe për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Janë rekrutuar 15 persona, nga 18 deri në 55 vjeç”, shprehet pedagogia e Universitetit të Oxford në një intervistë për Euronews Albania.

“Është shumë e vështirë të jepet një periudhë e saktë kohore, do të duhen shumë muaj për të parë nëse vaksina është vërtetë efikase apo jo. Besoj se do të ketë sukses sepse është një nga grupet më të mira shkencore në botë që e ka zbuluar”, shtoi Detina Zalla.

Binjakja tjetër, Argita Zalli thotë se, nga të dhënat e ditëve të fundit mësohet se është arritur një stabilitet sa i takon numrit të të infektuarve të rinj. Deri tani ky numër ka shkuar në 138 mijë persona, ndërsa vdekjet janë ulur me 37% në krahasim me ditën më të keqe.

“Pritet që në dy javët e ardhshme numri i të vdekurve të sheshohet. Ndërkohë 10 milionë punonjës, duke nisur nga mësues, doktorë, shoferë, mund të aplikojnë për t’u testuar nëse kanë simptoma. Do të jetë një test për të matur nivelin e RSA dhe sa mundësi ka që të infektojnë persona të tjerë”, deklaroi znj. Argita Zalli duke shtuar se deri tani janë testuar mbi 25 mijë persona.

Pedagogia e Universitetit të Imperial Collage në Londër thotë se, mbetet ende shumë për të mësuar mbi COVID-19 pasi ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një infeksion sezonal apo ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME