Categories Lajme

Trupat e pajetë që vijnë nga Greqia trajtohen si mall

Automjeti që shihni në video nuk është kamion mallrash, por një makinë funerali, e cila tashmë do të duhet që përpara se të dërgojë të ndjerin për në banesën e fundit,më parë duhet të bëjë një ndalesë në doganën e Athinës, dhe pasi ta paketojë dhe plumbosë “ngarkesën”, do të lejohet të udhëtojë drejtë Shqipërisë ku të ndjerit do ti bëhen nderimet e fundit. Nuk është një shaka pa kripë e ndonjë zyre funerali, por urdhri i ri që dogana greke ka nxjerrë për dërgimin e trupave të të vdekurve në Shqipëri.

Sipas këtij urdhri që së paku përdhos kujtimin e të vdekurit pasi e cilëson atë si ngarkesë mallrash e vulosur me plumbçe dogane dhe jo si njeri, por shton me të paktën 700 euro më tepër transportimin e trupit të dikujt që ka humbur jetën jashtë shtetit. Madje, në përshkim, në këtë rast shkruhet: Kuti që përmban trupin e V.D., duke mos e trajtuar si njeri të ndjrin por si produkt!

Janë me qindra raste ku dikush ka humbur jetën në Greqi, dhe kanë qenë vetë emigrantët që kanë mbledh lekët për ta dërguar atë në banesën e fundit. Ndonëse ka pasur ankesa prej zyrave të shërbimeve funerale, sërish dogana greke insiston në cilësimin e trupave të të vdekurve si mall tregtie. Jashtë kamerave në doganë thonë se këtë keqkuptim duhet ta zgjidhin qeveritë dhe ministritë e jashtme përkatëse, por pranojnë se efekti në kosto që ai ka,i shtohet buxhetit të shtetit helen. Urdhri vlerësohet si i pa drejtë nga agjencitë funerale, për më tepër ai konsiderohet si taksë mbi të vdekurin, por ende askush nuk po e ndryshon atë, duke krijuar ndjenja negative dhe keqardhje në komunitetin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME