Categories Turizëm

1575 jahte turistike vizituan Sarandën në 10 muaj

/ATSH/ Plazhet mahnitëse, uji i kristaltë dhe monumentet e shumta kulturore kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj që kanë vizituar Sarandën. Edhe pse ende në stinën e vjeshtës, gjatë muajve janar-tetor në në portin e Sarandës, pati një fluks të shtuar të turistëve të huaj, që kanë ardhur me kroçera apo jahte.

Drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor në Sarandë kanë ardhur 1575 jahte turistike 1575, ndërsa kanë prekur portin 288 tragete nga këto 42 kanë qenë tragete Cruiz”. “Sidomos gjatë periudhës së verës ka pasur një numër të lartë të jahteve luksoze që kanë vizituar Sarandën”, tha Statha.

Sipas drejtoreshës Statha, kroçerat kanë pasur në bord turistë nga Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, etj.. Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./k.s/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME