fbpx
Turizëm

65% vizitorë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik krahasuar me 2019

Turizmi shqiptarë i’a doli të ishte i fortë dhe në kohë pandemie dhe numëroi 65% vizitorë të huaj krahasuar me vitin 2019. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, më 27 tetor Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një takim me operatorët turistik, të cilët i falenderoi për punën e bërë. Gjithashtu ai falenderoi dhe mediet për punën e bërë në përcjelljen e shqetësimeve të sezonit si dhe në promovimin e Shqipërisë.

“Në datën 10 qershor në Shqipëri zbriti charteri i parë turistik me turistë nga Bjellorurisia, por që pastaj nuk cedoi në asnjë moment për të sjellë turizëm polak, ukrainas, bjellorus dhe natyrisht fasha të tjera të cilat shënuan një hapje të re. Ia dolëm të ishim konkurrent përsa i përket shifrave. Sot më dt 28 shtator kemi 65 për qind vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër”,- tha Klosi.

“Në gusht Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon, 40-45 per qind krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër. Ia dolëm të kapim një treg të ri i cili tashmë duhet parë me shumë rigorozitet për vitin 2021. Unë mendoj se ka ardhur koha që të gjithë së bashku me të gjithë ju që jeni në tryezë me të gjithë fashat e sektorit të turizmit ne të flasim hapur se çdo bëjmë nga sot e në vazhdim”,- tha Klosi.

“Këtë sezon ne hymë në tregun rajonal, duke patur turistë nga Sernia, Mali I Zi, Bosnja Maqedonia e Veriut. Por, a do të jemi gati vitin tjetër në kushtet e reduktimit të pandemisë dhe zgjerimit të rrugëve të komunikimit me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet rrugës së Arbrit, me hapjen e autostradës së Prishtinës për të gjithë Europën Qendrore me zhvillimin e infrastrukturës me fillimin e punimeve të Aeroportit të Vlorës, Tunelit të Llogorasë autostradave të përfunduara, bypassi i Vlorës. Duhet të rrisim kapacitetet në turizëm”,- shtoi Klosi.

“2020 fal tashmë kontributit shumë të madh, medias, njerëzit të cilët punojnë me rrjetet sociale krijojnë një frymë të brendshme të lëvizjes, së vizitës në këto objekte të trashëgimisë kulturore. Në rast të hapjes së kufijve A do të ketë po të njëjtin frekuencë vizite në këto pika turistike. Kjo është për tu diskutuar dhe ju takon më shumë se kujtdo tjetër. Në kuadër të mungesës së panaireve ndërkombëtare klasike, bota po kalon me shumë shpejtësi në panaire on line. Kush do të jetë e ardhmja e komunikimit me operatorët e vendeve të tjera në kudër të bashkërendimit në panairet on line.

Kjo është një pikëpyetje e madhe që unë sot e shikoj se duhet një diskutim të fort, kush do të jetë raporti nëpërmjet ndryshimit të ligjit të turizmit, i cili është i hapur për çdo diskutim dhe që realisht ka nevojë për të patur komente dhe që gjithësecili nga ju. Pra, të nderuar miqtë e mi, duke qenë fare i përgatitur që pas meje secili nga ju do të ketë kërkesa karshi qeverisë kjo nuk duhet të na pengojë që të vazhdojmë diskutimin. Duke qenë fare i bindur që gjithësecili nga ju në planin e tij të biznesit për 2020 pati humbje shumë të mëdha”, tha Klosi. “Ndërkohë duhet të përgatitemi për sezonin turistik të dimrit si dhe për vitin e ardhshëm turistik”,- theksoi Klosi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button