Categories Turizëm

Aplikimi në e-Albania për sezonin turistik/ Certifikata me kosto zero

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi apeloi për aplikim në e-Albania për të marrë certifikatën e stacioneve të plazheve me zero kosto. Ministri Klosi shpjegoi procedurat si të aplikohet në e-Albania. Subjektet, që kanë një strukturë akomoduese dhe shërbimi duhet të aplikojnë online për të marrë në përdorim të hapësirave së plazheve, në përputhje me kuadrin rregullator të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Për të plotësuar kërkesën e aplikimit duhet të keni këtë dokumentacion: Plani i operimit për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazhit si dhe foto të strukturës akomoduese të shërbimit. Procedura e aplikimit është shumë e thjeshtë.

Konkretisht: Identifikohuni si biznes në portalin e-Alabania. Zgjidhni shërbimin e aplikimit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi.

Klikoni butoni përdor dhe plotësoni kërkesë e aplikimit, sipas formave standard. Përzgjidhni numrin identifikues përkatës të stacionit të plazhit sipas hartës digjitale të hapësirës të lejuar. Plotësoni informacionin sipas tabelave dhe bashkëlidhni dokumentacionin e aplikimit. Shqyrtimi i aplikimeve bëhet brenda dy ditëve nga grupi teknik i shqyrtimit të aplikimeve. Në rast se subjekti plotëson kriteret dhe dokumentacionin e tij dhe rezulton të jetë i plotë, subjekti rezulton të jetë i plotë grupi teknik njofton subjektin dhe Njësitë përkatëse të Vetëqeverisjes Vendore, për klasifikimin paraprak.

Pas kësaj faze për vijimin me sukses të kualifikimit, brenda 5 ditësh duhet të ndiqen hapat e mëposhtëm: Subjekti i kualifikimit negocion me Njësitë përkatëse Vetqeverisëse Vendore mbi sipërfaqen konkrete, që do të jepet në përdorim në stacionin e plazhit. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 9-12 ditë. Certifikata e përdorimit të stacionit të plazhit vlen vetëm për sezonin turistik, 1 qershor-15 nëntor 2020, zero kosto zero stres.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME