Categories Turizëm

Aplikimi në e-Albania për stacionet e plazhit/ Mesoni më shumë

Këtë sezon turistik hotelierët duhet të aplikojnë tek “e-Albania” për stacionet e plazhit. “Në e-Albania https://e-albania.al/ aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, për të garantuar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit dhe për të mos lejuar më zaptimin e plazheve që për 30 vjet u ka nxirë pushimet njerëzve të këtij vendi”, – theksoi sot Kryeministri Edi Rama, duke dhënë informacion sesi mund të aplikohet.

“Subjektet akomoduese apo të shërbimit duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni. Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike”, – u shpreh Kryeministri Rama.

“Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet! Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik”, – shtoi Rama. Aplikimi në e-albania është shumë i thjeshtë, ndërsa mund të kryhet dhe nga telefoni. Identifikohesh si biznes, dhe klikohet opcioni “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë stacion plazhi”.

Për aplikimin duhen tre dokumente, vendos numrin e NIPTI-t, dëshminë që posedon një hotel, vetëdeklarimin e kushteve të higjienës, numrin e banjove, dusheve dhe të gjithë elementët e tjerë. Pastaj zgjidhet numri i parcelës sipas kodit në hartën dixhitale. Aplikimi për 2-3 ditë do të vlerësohet nga komisioni me përfaqësi nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësisë, me afat maksimumi 5 ditë. Më pas, fituesi paguan faturën e bashkisë dhe do të lidhë kontratën me bashkinë, baywatchin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME