Categories Turizëm

BORSH/ Jepet alarmi “SOS”, disa pronar hotelesh të papërgjegjshëm po shkatërrojnë turizmin!

Situata e krijuar nga disa pronar hotelesh në Borsh, me derdhjen e ujërave të zeza në ambiente publike akoma dhe në det është skandaloze. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sëbashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit e kanë braktisur totalisht mirëvajtjen e turizmit dhe mjedisit.

Po shkatërrohet dhe një nga perlat më të bukura të bregdetit në Jug, plazhi më i madh dhe mahnitës në Shqipëri, plazhi i Borshit. Me vijën bregdetare më të gjatë me mbi 6 kilometra.

Vetë pronar hotelerish që ushtrojnë aktivitete turistike në Borsh, po ankohen se një pjesë e hotelerive po shkatërrojnë mjedisin duke derdhur ujërat e zeza në ambiente publike dhe në det.

Pushuesit po bëjnë ankesa të vazhdueshme duke u shprehur si ka mundësi që askush nuk po shqetësohet për këtë gjëndje të tëmershme.

Disa të tjerë shprehen se kemi nga dhjetë vjet që frekuentojmë Borshin se ishte gjithçka natyrale, me plazhe të pastra uji i detit i pastër pa ndotje, dhe tani vetë bizneset po e shkatërrojnë.

Për t’u theksuar është se ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit dhe plazhit po e shkatërrojnë biznese që janë ndërtuar vitet e fundit.

Ngelet për të parë nëse instuticionet përkatëse do të marrin masat urgjente për të parandaluar këtë masakër të turizmit dhe mjedisit para se të jetë vonë!Himaranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME