Categories Turizëm

Destinacione shqiptare / Lumi i Gashit, pasuria shqiptare në UNESCO

Një ndër vendet më të vecanta dhe më pak të paeksploruara në Shqipëri është padyshim Lumi i Gashit. I ndodhur në Qarkun e Kukësit, Tropojë, Lumi i Gashit ka një sipërfaqe prej 3000 ha.
Në këtë zonë ndërthuren mjaft bukur pamjet e mrekullueshme, të cilat të sinkronizuara në harmoni me njëra- tjetrën, krijojnë më pas panoramën që secili turist do të dëshironte të shikonte me ardhjen e tij në Shqipëri.

Pamjet mbresëlënëse që ky vend ka në të gjithë gjatësinë e tij, shoqërohen nga një larmishmëri pemësh që të shtojnë edhe më shumë dëshirën për ta vizituar dhe parë më nga afër. Rrjedha ujore që përshkron këtë vend, ka dhënë një kontribut të vyer në botën e gjallë, e cila ka lulëzuar dhe jetuar e qetë, e pashfrytëzuar nga dora e njeriut.
Bukuritë e të quajturit Lumi i Gashit janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në afërsi të Lumit të Gashit ndodhen liqenet akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës, të cilët vetëm sa rrisin favoret atraktive të zonës. Për të vizituar rezervën natyrore ndiqet rruga automobilistike që fillimisht kalon nga Bajram Curri në fshatrat Qerem, Torkuz, Doberdol dhe pas 45 kilometrave përshkohet rrugë këmbësore që të afron tek Lumi i Gashit. Guidat lokale mund të sugjerojnë edhe një shteg tjetër për këmbësorë i cili duhet thënë se është më shumë impenjativ.

Më datën 7 korrik 2017 Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i mbledhur në Krakov – Poloni, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetra të Ahut me dy zona nga Shqipëria, lumin e Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas) duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME