Categories Turizëm

Destinacionet turistike të 2020-ës, britanikja TravelWeekly: Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh

Klasifikimi i destinacioneve më të kërkuara turistike dhe sugjerimet për të gjithë ata që kërkojnë të udhëtojnë, janë në fokus të këtyre ditëve të para të 2020-ës. Në kërkim të destinacioneve ku turistët mund  të drejtohen këtë vit, edhe faqja britanike “TravelWeekly” ka sugjerimet e saj, mes të cilave vendos edhe Shqipërinë duke e cilësuar “një thesar pak të njohur, shumë pranë nesh”.

Katie McGonagle hartoi listën e vendeve më të mira që duhen vizituar këtë vit.

“Shqipëria, një thesar pak i njohur shumë pranë nesh”

“Grali i Shenjtë” i turizmit të aventurës po zbulon një thesar pak të njohur, që ndodhet shumë pranë pragut tuaj. Shqipëria është njëri prej tyre, një vend i fshehur mes Greqisë dhe Detit Adriatik. Tregu i turizmit të shtetit ballkanik është rritur mesatarisht me 20% në vit gjatë katër viteve të fundit, duke u vlerësuar si “Kroacia e re”.

Ellie Marr, një specialiste e udhëtimeve turistike në Shqipëri për llogari të “Regent Holidays”, një kompani e specializuar e udhëtimeve, shprehet: “Një destinacion i njohur për vizitorët e sprovuar, të cilët janë në kërkim të një alternative pushimesh në Mesdhe, ish-vendi komunist ofron një shumëllojshmëri destinacionesh të trashëgimisë kulturore, vijë bregdetare shkëmbore dhe peisazhe të paprekura të natyrës, si dhe një kuzhinë të rrallë, një kombinim i ndikimit të kuzhinës turke dhe mesdhetare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME