Categories Turizëm

Dhërmiu, Vunoi, Himara, Qeparoi, – fshatrat plot diell të Rivierës shqiptare

Kur udheton ne jug nga Qafa e Llogorasë, njezet kilometrat e pare kalon nje rruge gjarperushe ne nje terren “te papercaktuar”-nje perzierje e ndertesave te vjetra dhe te reja te te vendosura mes pemesh duke u grumbulluar larte kundrejt rruges.

Dhermiu nuk shfaqet deri ne kalimin e nje kthese te forte te rruges, ku papritur pamja hapet neper nje gryke te thelle, dhe cdokush me ne fund kupton nje ndjeshmeri kryesore te Rivieres: fshati tipik rreze kodres.

Dhërmiu/ Dhermiu eshte nje nga perlat e Shqiperise se Jugut: teper i pasur ne histori, dhe per shkak te stabilitetit familjar (te fiseve) nder kohe, me i zhvilluar dhe pak me i madh se fshatrat e tjere. Gjeografia e tij eshte dramatike. Nga rruga nacionale fshati duket sikur mezi eshte grumbulluar kundrejt shkembinjve te pjerret. Kembanoret e kishave te vjetra shekullore ngrihen ne profil kundrejt tekstures se bardhe ne sfond, e gjitha e nderprere vende-vende me hapesira te gjelberia te bukura e shume te rritura, kudo ajo e merr nje shans. Edhe nje shetitje neper fshat tregon mbi te nje peizazh me te bute- edhe rripa te gjelbert te gjere te drejte ne disa sheshe te bukur.

I ndertuar ne pjerresine e kodres 150 m mbi nivelin e detit, dhe i rrethuar me shkembinj te pjerret ne lindje dhe perendim fshati ngjan si nje akropol. Duke marre ne konsiderate vendndodhjen e pjerret dhe shkembore te Dhermiut mbi det, qe te jep pershtypjen sikur po del nga shkembinjte, vendi shpesh krahasohet me Amalfin ne Itali.

Fshati eshte i organizuar si nje forme procesi per te arritur ne kishen ne krye. Eshte nje itinerar i kendshem qe sjell kembesorin permes lloje te ndryshme shtepish dhe ndertesash te vogla qytetare dhe fetare, dhe arrin kulmin me nje nga pamjet me panoramike ne te gjithe bregdetin shqiptar, te vendosura brenda oborrit te kishes. Ne krye te fshatit, qendron me guxim mbi nje pjese shkembore Manastiri i Pangjise. Kisha daton qe nga shekulli XIII-XIV. Atje ka dhe tre manastire te tjere- me i famshmi prej tyre eshte Shen Theodori, plus Manastiri i Shen Marise dhe Manastiri i Stravidhit.

Vunoi Vuno te percjell ndjeshmerine si te ishte nje nder fshatrat klasike greke ose italiane ne pjerresine e tyre dhe ne shkurtimet e rrugeve. Ne te, gjithashtu, jane shume shembuj te mire te arkitektures rajonale nga shekulli i tetembedhjete, si ne shtepi dhe kishat. Fshati po ashtu ka qene shtepia e shume dijetareve te shquar. Ashtu si Kudhes dhe Qeparo, Vuno eshte mjaft mahnites ne qendrimin perballe lartesive tipike te jugut shqiptar, dhe nje lloj i caktuar kozmopolitanizmi: barinjte dhe profesoret kane bashkejetuar ne shtepi prej guri te vjetra e shekullore te vendosuara ne lartesi mbi det.
Vuno, ashtu si Dhermiu, eshte nje fshat me pjerresi shume te madhe. Ai eshte ndertuar ne anen e nje kodre me pjerresi te bute, dhe pjesa me e madhe e ndertesave historike qendrojne mbi rrugen nacionale. Ndertimet jane kompakte dhe prodhojne tipologji interesante te hapesirave te hapura dhe te mbyllura, rrugeve dhe lidhjeve; duke perfshire kalimet me hark tipike te Vunoit.
Ka nje numer te banesave karakteristike te Vunoit, te cilat, nepermjet arkitektures se tyre menyrave tradicionale te punes, ruajne trashegimine kulturore te zones. Disa nga me te dukshmet mes tyre jane shtepia me kullen e Shane Kokes dhe banesa e Odise Kasnecit.
Banoret e Vunoit, ose Vunojtsit, jane kryesisht vendas, por gjate shekujve shume prej tyre kane qene te detyruar te emigrojne dhe punojne. Nje pjese e mire e burrave nga Vunoi kane punuar ne jug te Frances ne minierat e Saint-Étienne, si dhe ne Itali. Shkolla e vjeter 200 vjecare ne Vuno u ndertua shume afer kishes kryesore te fshatit, per te ofruar hapesire per arsimimin e te rinjve. Shkolla u mbyll disa vite me pare per shkak te numrit te kufizuar te nxenesve. Aktualish ajo perdoret si hostel gjate sezonit te veres. Qiparisi i kembanores se kishes se Vunoit eshte nje monument natyror.

Qeparoi/ Qeparoi eshte nje fshat i bukur i Shqiperise, qe mbart nje ndjesi te ngrohte duke ruajtur formen e tij pergjate trazirave politike nder shekuj. Te ecesh ne Qeparo eshte si te ndeshesh me udhet e jetes te humbura prej kohesh. Fshati ngrihet mbi nje kreshte shkembore rreth 300 m mbi nivelin e detit, me nje vendosje urbane qe i ngjason keshtjelles. Ne krahasim me fshatrat e tjere te bregdetit, ai ka ruajtur me se miri arkitekturen tradicionale dhe strukturen urbane.
Fshati i vjeter te impresionon me bukurite mahnitese, harmonine me terrenin dhe shtepite e vjetra prej guri me arkitekturen e tyre tradicionale, ashtu si ne fshatrat e tjere te bregdetit. Ajo eshte mirembajtur, pavaresisht faktit qe nje numer shtepish historike po braktisen. Ndertimi eshte kompakt dhe ne vecanti krijon tipologji interesante te hapesirave te hapura dhe te mbyllura, rrugica dhe kalime. Menyra se si shtepite vijne prane, duke pare njera-tjetren nga lart, dhe hapesira e kopshteve te brendshme, është mahnitëse.

Himara e vjetër/ Himara Fshat shtrihet mbi nje kodrine, me ne sfond nje masiv shkembor, e cila ka nje sens “krenarie” ne qendrimin e saj perballe detit. Orientimi pergjate fshatit eshte i thjeshte; cdokush mund te eci lirshem duke shuar kuriozitetin e tij me zbulime magjike gjate rruges.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME