fbpx
Turizëm

Euronews Travel rendit 5 vendet më të bukura në Shqipëri

Euronews Travel publikoi sot një video ku promovohen 5 vendet më të bukura në Shqipëri. Në vendin e 5-të Euronews rendit Shkodrën, të cilën e cilëson si kryeqyteti shqiptar i kulturës. “Shkodra është gjithashtu një nga qytetet më të vjetra në Ballkan”, thekson Euronews Travel.

Në vendin e 4-t renditet kalaja e Porto Palermos. “Kjo kështjellë historike shtrihet përgjatë bregdetit mahnitës shqiptar”, thekson Euronews. Në vendin e tretë renditen plazhet e Ksamilit dhe Pulëbardhës. “Këto vende të bukura mund t’i gjeni në rivierën shqiptare”, thuhet në video.

Në vendin e dytë renditet qyteti i Gjirokastrës. “Rrugë me gurë, një kështjellë dhe shumë histori përcaktojnë këtë qytet të periudhës osmane”, thekson Euronews. Në vendin e parë renditet Thethi, të cilin Euronews e cilëson si “Parku kombëtar më i bukur në Shqipëri”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button