Categories Turizëm

Festivalet më të mira në 2020/ “Festicket Magazine”: Shqipëria një pjesë parajse që duhet eksploruar

Duke u bashkuar me më të pëlqyerat si Ibiza dhe Kroacia, Shqipëria hyri shpejt në skenë, duke u bërë zgjidhja më e mirë për një parajsë të festivalit veror.

Kombinimi i bregdetit të pacenuar, qyteteve historike dhe kulturës së pasur me muzikën e jashtëzakonshme të të gjitha zhanreve, Shqipëria nuk është gjë tjetër veçse një pjesë parajse e gatshme për t’u eksploruar. Kështu shkruan revista “Festicket Magazine”, e cila zbulon festivalet më të mira që Shqipëria ofron edhe gjatë 2020-ës si Kala, ION dhe UNUM.

Festivali “Kala”, 10-17 qershor 2020 në Dhërmi

Programi i festivalit (2020): Moodymann, Palms Trax, Joy Orbison, 808 State, Skee Mask, Marcellus Pittman

Festivali “Kala”, i cili filloi në vitin 2018, është konsideruar si një nga festivalet më emocionuese në Shqipëri dhe mbase në Europë. Muzika elektronike, pak muzikë “funk”, si dhe ritme shpirtërore dhe argëtuese që zgjasin një javë. Sidoqoftë, Kala Festival nuk është vetëm një festival muzikor, që ofron yoga, meditim, plazh, por organizon edhe ekskursione për të eksploruar mjedise të mrekullueshme të vendit.

Festival ION, 6-9 Shtator 2020 në Dhërmi

2020 parashikon organizimin e ION, një festival krejtësisht i ri, që do t’i çojë pjesëmarrësit e tij drejt kufijve të rinj, një parajse të paprishur dhe vende unike. Festivali katërditor që do të mbahet në fillim të shtatorit u konceptua nga promovuesit gjigant, LWE dhe Junction 2. Në këtë festival do të performojnë talentet e muzikës elektronike që midis bukurisë së pacënuar të Dhërmiut do të mbajnë të rinjtë pjesëmarrës zgjuar deri në agim.

UNUM Festival, 28 maj – 1 qershor 2020 në Shëngjin

Programi i festivalit (2020): Seth Troxler, Raresh, Sonja Moonear, Dyed Soundorom, Priku, tINI

UNUM i kthyer për edicionin e tij të dytë është një festival, i cili mishëron idenë e unitetit dhe pozitivitetit, dy aspekte kryesore që janë përfshirë brenda muzikës ‘house’ dhe tekno që shërben si politika kryesore muzikore e festivalit. Artistët Sonja Moonear dhe Raresh do të tregojnë aftësitë e tyre në brigjet e mrekullueshme të Shëngjinit.

Festivali popullor i Gjirokastrës, në 20 maj

Kënga popullore shqiptare është një pjesë kryesore e trashëgimisë së pasur të vendit, që pasqyron historinë kulturore të popullit shqiptar. Me ngjarjen e vitit të kaluar që tërhoqi mbi 1000 artistë, edicioni i këtij viti do të jetë gjithashtu frymëzues dhe ndriçues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME