Categories Turizëm

Fundjava në Brataj të Vlorës/ Fshatin po e vizitojnë shumë pushues, emigrantët janë kthyer për të investuar

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë vende të qeta për të kaluar fundjavat larg zhurmave të qytetit. Fshati Brataj në Vlorë duket se është kthyer së fundmi në një atraksion turistik për vendas e të huaj që e zgjedhin të kalojnë kohë në natyrë dhe ajër të pastër.

I pozicionuar pranë lumit ‘Shushicë’, vizitorët mund të kalojnë mbi Urën Veneciane e cila lidh dy anët e lumit në fshati Brataj, rrugën e vjetër të Karvanëve me atë të Rrëzës. Kohët e fundit, fshati ka marrë një hov zhvillimi me kthimin e emigrantëve në atdhe, të cilët përmes investimeve që kanë kryer në zonë duket se po i rikthejnë gjallërinë këtij fshati turistik.

Shumë prej shtëpive të braktisura prej kohësh, tashmë po rijetëzohen dhe po përshtaten për struktura agroturizmi, ku kërkesa për to sa vjen e rritet si nga shqiptarët ashtu edhe nga vizitorët e huaj.

Banorë të zonës së fshatit Brataj flasin për zhvillimin që po merr kjo zonë e Vlorës, teksa grupin e xhirimit të TCH nuk ngurrojnë ta përshëndesin me një këngë labe. Bukuritë natyrore të fshatit dhe arkitektura e veçantë e urës Veneciane ka bërë që objekti të përfshihet në guidat e zonës duke nxitur kështu turizmin kulturor e historik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME