Categories Turizëm

Investimet në Durrës nga lagjja e re në Spitallë te porti turistik

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë për Partinë Socialiste, Milva Ekonomi shprehet mjaft e kënaqur me mbarëvajtjen e fushatës në çdo cep të qarkut Durrës. “Unë personalisht shoh entuziazëm, shikoj besim tek vendosmëria e PS-së për dy ngjarje shumë të rëndësishme që i takojnë qarkut tonë, rindërtimi dhe angazhimi që ne kemi marrë për ta mbyllur deri pranverën e vitit të ardhshëm këtë proces, si dhe vaksinimi masiv, ku në çdo cep të qarkut po vaksinohen qytetarët në qendra shëndetësore apo në sheshe.

Kjo gjë është e dukshme, pavarësisht se banori është në një fshat të largët apo në mes të qytetit. Për qarkun tonë, fillimi i vaksinimit për turoperatorët ka qenë një ngjarje shumë e rëndësishme, se dhe për Durrësin dhe për Krujën sektori i turizmit është sektori jetik i jetës ekonomike të qytetit”, tha Ekonomi gjatë një interviste në media.

Ekonomi nënvizon se investimet e mëdha që kanë filluar të zbatohen në Durrës dhe projektet që pritet të marrin udhë në muajt e vitet në vazhdim i kanë bindur qytetarët, se PS i çon deri në fund angazhimet e marra përsipër. Ajo rendit një sërë transformimesh të bëra në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe shprehet e sigurt se shqiptarët e kanë kuptuar që projektet nuk mbeten vetëm në 3D, por realizohen konkretisht.

“Njerëzit e kanë prekur ndryshimin dhe e dinë që përmirësimi urban që bëhet në të gjitha qytetet është i dukshëm dhe ndihmon zhvillimin ekonomik, por edhe rrit vlerën e pasurisë të real estate në çdo qytet”, thotë Ekonomi, e cila vijon më tej duke shtuar se projekti për portin turistik të Durrësit me vlerë 2 miliardë euro, u prit me entuziazëm. Sipas kandidates për deputete, projekti i hekurudhës, Eco Park-u, lagjja e re në Spitallë, projekti për parkun fotovoltaik në Spitallë janë investime konkrete që do të realizohen në qytetin e Durrësit.

“Unë kam besimin e plotë se njerëzit presin vetëm që vendosmëria e qeverisë socialiste dhe në këtë rast vendosmëria e Edi Ramës personalisht t’i çojë të gjitha projektet deri në fund”, tha Ekonomi. Në mesazhin e saj drejtuar mbështetësve të PS-së, por edhe gjithë votuesve të qarkut Durrës, Ekonomi bën apel që të votojnë nr. 12, sepse vota për PS është votë për ringritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

“Unë mendoj se me datë 25 prill, të gjithë banorët e Durrësit, ata që janë mbështetës të PS-së, por edhe ata që janë të lëkundur kanë një mundësi finale për të menduar se kujt duhet t’ia çojnë votën. Unë i bëj thirrje t’ia japin numrit 12, Partisë Socialiste, sepse besoj se PS ka qenë e zonja dhe e aftë që në këto vite të vështira të drejtimit të vendit të tregojë forcën që ka dhe aftësinë që ka për të marrë vendime, që janë përtej ngjyrimit politik, por t’u shërbejë gjithë shtetasve.

Rindërtimi është një pamje e qartë e asaj që Partia Socialiste bën për shtetasit shqiptarë, sidomos vaksinimi është një pamje e qartë e saj që PS bën për shqiptarët. Ajo që PS kërkon tani është ringritja e Shqipërisë në një nivel tjetër, ku Shqipëria të ketë një vend dinjitoz në Ballkan, Europë, por edhe më gjerë. Bashkë me ringritjen e dinjitetit të shqiptarëve të ketë edhe një ringritje ekonomike për çdo familje shqiptare. Unë bëj thirrje që me datë 25 prill, të gjithë ata që janë të bindur të shkojnë dhe të votojnë nr. 12”, tha Ekonomi.

Por a i qëndron Ekonomi deklaratës së bërë rreth një muaj më parë, se PS do të rimarrë në Durrës 8 mandate? Ajo shprehet plotësisht e sigurt. “Unë i qëndroj deklaratës 8 me 6. Mendoj se rezultati 8 mandate për PS është një rezultat i padiskutueshëm”, u shpreh Ekonomi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Ulet konsumi në restorante, emigracioni dhe taksat po rrisin kostot e shërbimit

Konsumi në vend duket se ka rënë që pas mbylljes së  sezonit veror. Përllogaritjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Prestigjozja ‘Forbes’ rendit Shqipërinë mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër në 2024-ën

Revista Prestigjoze ‘Forbes’ ka renditur Shqipërinë, mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër për…

LEXO ME SHUME