Categories Turizëm

Investimet publike po nxisin ofertën turistike në Shqipëri

Nëse ka një sektor, ku impakti i investimeve në punë publike ka qenë i menjëhershëm, ai është turizmi. Këtë fillim gushti, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) i fton qytetarët të pushojnë në Shqipëri. Nga jugu deri në veri të Shqipërisë, investimet e mëdha, të mesme dhe të vogla në këtë sektor janë të shumta në vendin tonë. Këto shërbime janë duke u përmiresuar dita-ditës, me ndihmën e politikave të Qeverisë Shqiptare por edhe të secilit prej nesh. AIDA bën të ditur se, sektori i turizmit po rritet me shpejtësi, 45 miliardë lekë vlerë të shtuar krahasuar me 28 miliardë lekë në 2014, ndërsa politikëbërësit po zhvendosin vëmendjen më shumë drejt tij.

Shqipëria në pesë vitet e fundit ka marrë investime në sektorin e turizmit kryesisht të përqendruara në infrastrukturën që ndryshoi krejtësisht qendrat e qyteteve me rilindjen urbane nga veriu në jug, nga qytetet e mëdha deri tek ato të vogla Sipas AIDA-s, përmirësimet dhe investimet fillojnë nga infrastruktura e energjisë elektrike, trajtimi i ujërave të ndotura, apo investimet e konsiderueshme me ujin e pijshëm të zonave tona turistike.

Ndërsa resurset natyrore dhe kulturore nga veriu në jug, ju ftojnë për një sezon veror më të gjatë e më të bukur se çdo vit. Sektori i turizmit, në ndryshim nga sektorët e tjerë, ndikon direkt në rritjen e punësimit dhe rritjen e të ardhurave brenda një kohe të shkurtër. Investimet publike në infrastrukturë, veçanërisht në zonat turistike me potencial për investime të mëdha vendase apo të huaja, krijojnë avantazhe të mëdha përsa i përket rritjes së aktivitetit ekonomik dhe për rrjedhojë rritjes së punësimit.

Vlora është shembulli tipik ku investimet në infrastrukturë kanë sjellë ndikim të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit dhe kthimin e tij në një burim të mirëfilltë punësimi dhe mirëqenieje. Deri para pak vitesh Vlora, për shumicën e turistëve ishte thjesht një pikë pushimi për një kafe, apo maksimumi një drekë rrugës për në plazhet e Himarës, Jalës, Dhërmiut, Qeparoit, Borshit e Lukovës. Prej dy vitesh mund të thuhet pa frikë se Vlora është kthyer në kryeqytetin e turizmit.Ndërsa modeli i Vlorës turistike është shtrirë në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME