Categories Turizëm

Itali, një verë për t’u harruar për turizmin, 65 milionë vizitorë me netë qëndrimi më pak

Vera 2020 është një verë për t’u harruar për turizmin në Itali, theksoi sot shoqata që përfaqëson sektori, me 65 milionë vizitorë me netë qëndrimi më pak krahasuar me vitin e kaluar për shkak të epidemisë së COVID.

Numri i italianëve që kanë kaluar pushimet në vend është rritur lehtë me +1,1%), por ulja e numrit të të huajve ka qenë masive me -65,9%, sipas një hetimi të Qendrës së Studimeve Turistike (CTS) të Firences, realizuar me 1975 ndërmarrës të sektorit. “Rimëkëmbja e lehtë e tregut italian në muajin gusht nuk mjafton për të shpëtuar verën 2020, që mbetet një sezon për t’u harruar për turizmin”, nënvizoi shoqata “Assoturismo Confesercenti”.

“Gjatë tremujorit qershor-gusht, prania në strukturat akomoduese të deklaruara në Itali ka qenë 148,5 milionë, më shumë se 65 milionë më pak se në vitin 2019 (-30,4%)”, theksoi ajo. Nga pikëpamja e xhiros, kompanitë raportojnë një rënie të ndjeshme, prej 37,5% mesatarisht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

“Kompanitë shpresojnë për një zgjatje të sezonit të verës në shtator dhe një rikthim gradual të të huajve, edhe pse lajmet për një rritje rasteve me COVID-19 kanë ngadalësuar rezervimet dhe në disa raste kanë shkaktuar anulime”, theksoi Vittorio Messina , president i “Assoturismo Confesercenti”. Ai i bëri thirrje qeverisë të shtrijë mbështetjen për sektorin, që po përballet me një sezon të ri të pasigurisë. Turizmi është një sektor thelbësor për ekonominë italiane pasi kontribuon rreth 13% të PBB-së së vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME