Categories Turizëm

Kalimi me not i kanalit të Korfuzit, 70 notarë në edicionin e dytë të garës

Butrinti do të presë për të dytin vit radhazi notarë nga vende të ndryshme të botës për të marrë pjesë të shtunën në garën ndërkombëtare që nis në brigjet e Butrintit për të përfunduar në brigjet e Korfuzit.

Duke folur për ATSH-në, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare shprehet se në këtë garë marrin pjesë 70 notarë nga Anglia, Irlanda, Franca, Greqia dhe Australia. “Gara starton të shtunën dhe nisja bëhet nga Butrinti dhe shkojnë në Korfuz”, sqaroi Tare.

Po ashtu Tare theksoi se thelbi është promovimi i dy brigjeve turistike, Butrint-Korfuz, si dhe parë në një dimension tjetër atë, të koherencës historike është një kujtesë për të gjithë ata që tentuan të kalonin bregun në një kohë tjetër, atë të komunizmit.

“Duke qenë se kjo ngushticë ka qenë gjithmonë e mbyllur, e ruajtur dhe e palejueshme për njerëzit për komunikim dhe ideja ishte që të krijonim një lloj komunikimi, një promovim të kanalit, pasi në rrafshin ndërkombëtar ka jehonë, promovon turizmin, trashëgiminë, Butrintin. Rikthimi i imazhit të atyre që iknin me not në kohë të komunizmit, arratiseshin”, shtoi ai. Kalimi me not i ngushticës nga notarët ndiqet nga një numër i madh banorësh të ishullit turistik si dhe nga autoritetet lokale, të cilët  organizojnë edhe një festë në veriun e ishullit të Korfuzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME