Categories Turizëm

Kanionet e Skraparit, destinacion magjik i Shqipërisë turistike

3 nëntor/ATSH/- Kanionet e Skraparit janë shndërruar në një destinacion të adhurueshëm dhe që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Kanionet e Osumit, një tjetër destinacion i Shqipërisë turistike.

Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilëve rrjedh lumi i Osumit. I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grupmoshat. Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e raftingut kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si ‘’syri’’, ‘’porta e djallit’’, ‘’krokodili’’ apo ‘’katedralja’’.

Në këtë Kanion, nga fundi i muajit Prill deri në mesin e muajit Qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të raftin, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare. Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME