Si asnjëherë më para Saranda është tejmbushur me turistë nga Kosova duke zëvendësuar boshllëkun e lënë nga turistët çekë dhe polakë të cilët pandemia i ndaloi udhëtimin turistik. Kjo është shoqëruar dhe me ulje me 20% të ofertave në hoteleri dhe bare e restorante. Por duket që Ksamili nuk e ka ndjerë pandeminë. Ai ka qenë plot me turistë të cilët të favorizuar edhe nga temperaturat e larta nuk e kanë braktisur as këto javë të para të shtatorit.
Categories
Turizëm