Categories Turizëm

“La Belle Dell’Adriatique” sjell turistët e parë për këtë vit me kroçerë në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit u ankorua sot kroçera e parë e këtij viti, e cila sjell 44 turistë francezë. “La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit mbërriti paraditen e sotme në qendër të portit më të madh të vendit.

Anija turistike me gjatësi 110 metra u ankorua në molin 5 të portit. Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë do të vijojnë më pas me automjete drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.

Një pjesë e tyre parashikohet të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik. Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve shëndetësore si dhe ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME