Turizëm

Lungomare 2 në Vlorë/ Vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në Lungomare 2 në Vlorë ku theksoi se, “po vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik, me një plazh të ri publik me 5 yje”.

Kryeministri Rama u informua nga zbatuesit e projektit për ecurinë e punimeve deri tani si dhe mbi atë se çfarë është bërë në pjesën e fundit të Lungomares 2. Zbatuesit e projektit u shprehën se përveç kangjellave, e rëndësishme është mirëmbajta para çdo sezoni.

“I kemi gjetur pajisjet që mund të bëjnë heqjen e myshkut në prezencë të ujit”, u shprehën ata. Rama tha se, “morali i fabulës është të bëjmë një plan mbulimi të gjithë parkimit dhe të ndërhyjmë me panele të forta dhe pjesa tjetër të mbarojë. Ndërkohë të përfundojë fusha e basketbollit”.

Në Vlorë po merr formë Lungomare 2 bashkë me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësor, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje. Vendosja e shkallareve që zbresin në det, muri anësor i punuar në detaje dhe konceptimi i shkallëve që lidhin trotuaret me pjesën e Lungomares i japin një tjetër dimension këtij projekti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close