Categories Turizëm

Marrëveshja me Fondin Kuvajtian-Denaj: Ndërlidhim rajonet, zhvillojmë ekonominë dhe turizmin e qëndrueshëm

Në mjediset e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u nënshkrua  marrëveshja shtesë e huasë,  ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab,  për financimin e projektit të rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj dhe Drejtori i Menaxhimit të Projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, z. Ermir Omari, në praninë e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari M. Al-Jassim, Drejtorit të Përgjithshëm të FSHZH, z. Dritan Agolli dhe Kryetarit të Bashkisë  së Vlorës, z. Dritan Leli.

Ministrja Denaj vlerësoi se projekti  mbart një komponent të rëndësishëm të ndërlidhjes lokale në zonën e jugut dhe  vendos në shërbim të 175 mijë banorëve shumën prej 22 milionë dollarësh.

“Rëndësia strategjike e projektit të Rrugës së Lumit të Vlorës lidhet  me përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve që jetojnë në këtë zone. Ky projekt lidhet ngushtësisht me rritjen e mëtejshme të aktivitetit në këtë zonë, mbi të gjitha të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktivitetit privat, rritjen e të ardhurave për familjet vendase, dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Objektivi i këtij projekti është lidhja e shumë fshatrave të Lumit të Vlorës me bregdetin e Shqipërisë”, tha ministrja.

Projekti parashikon punimet për rehabilitimin e infrastrukturës së kullimit, objekteve të sigurisë dhe ndriçimit, krahas trotuareve në qytezat kryesore përgjatë rrugës. Lidhja e fshatrave të lumit të Vlorës dhe zonës së Tepelenës me zonën e bregdetit do të sjellë ndikim edhe në kontekstin e aktivitetit ekonomik, duke sjellë zhvillimi të turizmit, jo vetëm detar por edhe malor, zhvillim të agroturizmit, intensifikim të blegtorisë dhe bujqësisë.

“Investimet e mëdha infrastrukturore, përfshirë edhe Aeroportin e Vlorës, pritet t’i japin frymëmarrje të plotë bregdetit të Jugut, duke krijuar të gjitha mundësitë për një zhvillim të pandalur ekonomik dhe social”, theksoi Denaj.

Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet parashikohet të përfundojnë deri në fund të vitit 2022. Nga ana e tij, Ambasadori i Kuvajtit tha, se nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, si dhe për arritjen e standardeve. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli i cili falënderoi ministren e Financave dhe Ekonomisë për angazhimin e plotë dhe këmbënguljen për të çuar përpara këtë projekt të rëndësishëm për rajonin. Një investim, i cili tha z.Leli, do t’i jap një hov të ri zhvillimit të zonës, turizmit të qëndrueshëm, por edhe qarkullimit më të shpejt të mallrave dhe banorëve nga zonat rurale drejt atyre urbane.

Aktualisht kanë përfunduar me sukses punimet në Lotin I – Bypass i Vlorës – Peshkëpi – Gjorm me gjatësi 23.2 km, ku janë realizuar të gjitha punimet e parashikuara në kontratë. Prej Majit të vitit 2019 kanë filluar punimet në Lotin II – Ura e Gjormit – Brataj – Ura e Laskos me gjatësi 27.1 km.

Nëpërmjet marrëveshjes shtesë , do të financohen punimet e Lotit 3 për segmentin nga Ura e Laskos – Qeparo me një gjatësi prej 23.7 km. Me përfundimin e Lotit të III-të vepra do të vihet në funksionim të plotë dhe do të realizojë qëllimin për të cilin është iniciuar pikërisht,  lidhja e shumë fshatrave të lumit të Vlorës me bregdetin. Përfundimi i rrugës Gusmar-Kuç, do të bëjë të mundur krijimin e një aksesi më shpejtë të zonës së Tepelenës me zonën e bregut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME