Categories Turizëm

Mediat arabe jehonë turizmit shqiptar

Mediat arabe i kanë bërë jehonë turizmit shqiptar, si një ndër vendet më të bukura për të pushuar, ku nuk kërkohet test COVID.

Në artikull Shqipëria është konsideruar si “Thesari i Ballkanit” ku mund të pushohet në det dhe mal, ndërsa janë publikuar mënyrat se si mund të udhëtohet.

“Me vijat bregdetare të Adriatikut dhe Jon, Shqipëria është një thesar në Gadishullin Ballkanik të Evropës Jug-Lindore. Eksploroni vendet arkeologjike dhe kështjellat antike, shëtisni në Alpet Shqiptare dhe kaloni kohë në kryeqytet, Tiranën. Në këtë të fundit, shikoni në Sheshin Skënderbej, udhëtoni me teleferikun më të gjatë në rajon dhe dilni nëpër kodra për të PARË natyrën në Parkun Kombëtar të Malit Dajti, pikërisht në periferi të qytetit.

Si të shkoj?

“Flydubai” kryen fluturime pa ndalesa për në Tiranë dhe udhëtimi zgjat më pak se gjashtë orë. Tarifat fillojnë nga Dh1,955 (532 dollarë). Nga Shqipëria, mund të fluturoni drejtpërdrejt në Londër me Wizz Air. Udhëtimi zgjat pak më shumë se tre orë dhe ju mund të merrni tarifat bazë me kosto të ulët nga rreth Dh500.

Çfarë duhet të bëj para se të udhëtoj?

Shqipëria po mirëpret qytetarët dhe banorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët mund të marrin një vizë gjatë mbërritjes për një qëndrim maksimal prej 90 ditësh. Nuk ka kufizime për test PCR për të udhëtuar në Shqipëri nëse linja ajrore me të cilën fluturoni nuk e kërkon këtë.

Çfarë duhet të di tjetër?

Në javën e tretë të këtij muaji, Shqipëria ka në plan të krijojë qendra shëndetësore verore në 29 vende në të gjithë vendin ku udhëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë testet Covid-19. Turistët janë të lirë të lëvizin nëpër vend, por u kujtohet t’i përmbahen rregullave të distancës sociale prej 1.5 metrash. Shqipëria është e renditur në amber-list në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që udhëtarët do të duhet të ndjekin rregullat e karantinës në shtëpi pas mbërritjes”, shkruhet në artikull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME