fbpx
Turizëm

Ndikimi i situatës mbi turizmin (Video)

Turet që organizon prej vitesh brenda vendit, Ismaili po pret t’i rinisë menjëherë sapo të përfundojë karantina. Por shqetësim mbetet informacioni për rregullat e reja që imponon pandemia. Pikërisht për këtë, kërkon që masat për transportin e turistëve, ekspeditat, dhe plazhin të bëhen të ditura sa më shpejt.

“Sivjet do ta kemi në fokus që edhe për shqiptarët të kalojmë në paketa individuale sepse njerëzit kanë një farë skepticizmi ndaj virusit, pjesa e rezervimit të jetë e gjitha online për të shmangur grumbullimet, dhe do përpiqemi të merremi me tregun e huaj nga gushti e mbrapa, por shumë gjëra do të varen nga masat”.

Besnik Vathi operon vetëm me ture jashtë vendit ndaj agjencia e tij qëndron e kyçur që prej mbylljes se kufijve. Thotë se turizmi vendas nuk do të mundet të kompensojë defiçitet e turizmit me jashtë. “Nga Durrësi ka 15 mijë persona që shkojnë në Antalia, këta persona mos do shkojnë në plazhin e Durrësit duke paguar hotele në Durrës?! E pamundur. Asnjë vend nuk mbulon dot turizmin pritës me turizmin e brendshëm”.

Partneriteti me fqinjët duke krijuar paketa të përbashkëta për turizmin mund të jetë një zgjidhje sipas operatorit turistik Fatos Çerenishti. Të gjithë aktorët e turizmit kërkojnë nga qeveria që stimuli ekonomik dhe informativ të vazhdojë edhe përtej emergjencës pandemike, pasi efektet në këtë industri do të ketë pasoja afatgjata.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button