Në pamje të parë, malet zvicerane mund të duken se në prapavijë rrethohen nga një oqean. Faktikisht, mjegulla e dendur e ofron një iluzion të tillë. Pamjet janë marrë nga një nga malet e Zvicrës, vendi i së cilave nuk është specifikuar nga Daily Mail, në të cilat mjegulla bën lëvizje të ngjashme me baticat e oqeanit.
Përgjatë dimrit, ajri në Zvicër ka tendencë të jetë më i përqendruar afër maleve, duke formuar rrymë ajri të ftohtë dhe, si rrjedhojë edhe mjegullën.Ndiqeni videon më poshtë për të përjetuar qetësinë dhe bukurinë që përcjellin pamjet.