Turizëm

“Parajsë e lirë” për evropianët, turistët e huaj të kënaqur me çmimet, jugu “i shtrenjtë” për vendasit

Shqipëria konsiderohet një parajsë e lirë për turistët perëndimore, kur çmimet i krahasojnë me ato të vendeve nga ku vijnë! Por turistët lindorë dhe vetë shqiptarët janë të ndarë për koston e pushimeve në bregdetin tonë. Plazhet janë plot nga veriu në jug, por debati për çmimet dhe shërbimet po shoqëron edhe këtë sezon veror. Durrësi, mbetet destinacion kryesor i shqiptarëve të Kosovës

Ata që qëndrojnë në hotele flasin për një rritje të çmimit, ndërsa ata që kanë zgjedhur shtëpitë private janë të kënaqur. Më në jug, në Ksamil të Sarandës, gjen turistë nga e gjithë bota.Evropianët janë të kënaqur, kur koston e krahasojnë me vendet e tjera të BE apo destinacione të tjera. “Çmimet janë shumë të mira krahasuar me Spanjën.”  “Ne jemi duke e shijuar të qëndruarit këtu, shqiptaret janë njerëz shumë të mirë.” “Vetëm në Ksamil kemi qendruar, është këndshëm këtu uroj të kthehemi serish.”

Ndërsa lindorët, të njohur për pushimet me ekonomike, ndahen në dy grupe, ku pyeten për çmimet. “Jam nga Ukraina dhe jam blogere. Kemi shëtitur të gjithë Shqipërinë me makinë. E nisëm nga Liqeni i Ohrit, në Durrës dhe tani në Ksamil!” “Është vend i bukur, por shumë i populluar.” “Çmimet pranë detit dhe plazhet janë pak të shtrenjta. Por ka mundësi zgjedhjeje”

“Restorantet ishin të mira e të lira në zonat malore, nuk e di nëse do ta rekomandoj Ksamilin si destinacion tek ndjekësit e mi, por Shqipërinë PO!” “Është hera e parë në Shqipëri ne kemi qëndruar në Malin e Zi ne Rumani, çmimet ne Shqipëri janë më te ulta.”

Krahasimi i çmimeve këtë verë tregoi se plazhet e Adriatikut me Velipojën dhe Shëngjinin janë më të mirat për pushime ekonomike. “Durrësi ofron mundësi për çdo kategori.” Ndërsa me dhoma deri  280 euro apo më shumë, dhe shezlon që paguhet po ashtu me euro, Jugu ka çmimet më të kripura çka Ii ka kthyer disa plazhe në zona të ndaluara për një pjesë të shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: