Turizëm

Përmetit “ia vënë syrin” sheikët, marrëveshja me Emiratet edhe për projekte të tjera

Një marrëveshje për bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe depozituar në Kuvend nxjerr në pah projektet kyçe ku do të jetë vëmendja. E teksa suprizë nuk është interesi për turizmin, që vitet e fundit ka pasur vëmendje të veçantë, ajo që bie në sy është një pikë specifike për Përmetin.

Konketisht në nenin 6 të marrëveshjes parashikohen prioritetet e zhvillimit ekonomik të të dyja palëve të marrëveshjes. “Të dyja palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike që konsiderohen të një natyre strategjike në përmbushjen e objektivave të kësaj marrëveshjeje dhe të marrëveshjeve të mëparshme ekonomike dhe të bashkëpunimit midis të dyja palëve, si më poshtë vijon:

Rizhvillimi i Portit të Durrësit; Mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil; Investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit” thuhet në dokument. Edhe pse është një nga destinacionet më interesante të turizmit kryesisht për shkak të banjave termale të Bënjës apo i njohur për kulinarinë ky duket të jetë anagazhimi i parë i drejtpërdrejtë me një marrëveshje për zhvillimin e turizmit në zonën e Përmetit.

Viteve të fundit në qytetin e Përmetit janë bërë disa ndërhyrje rehabilituese brenda qytetit ndërkohë që jashtë tij në pjesën llixhave përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore janë bërë edhe përmirësime të tjera.

“Rrethi i Përmetit (me rreth 39.000 banorë) është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, me një siperfaqe prej 929 km². Përbëhet nga dy bashki, bashkia Përmet dhe bashkia Këlcyrë si dhe nga 7 komuna si : Sukë, Ballaban, Çarshovë, Piskovë, Frashër, Petran e Dëshnicë. Ky komunitet mund të përkufizohet si Komunitet Malor. Qyteti i Përmetit, qendër administrative e Rrethit, përshkohet nga lumi Vjosa nga i cili merr emrin dhe lugina. Lumi Vjosa përshkon 58 km të Rrethit dhe renditet i dyti në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban; krijon një luginë shumë të bukur e cila ka kontribuar në Shqipëri duke filluar nga Çarshova dhe duke mbaruar në rrethin e Tepelenës. Malet më të rëndësishme janë: Nëmërçkë 2485 metra, Dhëmbel 2080 metra dhe Trebeshina 1922 metra” thuhet në detajet për qytetin sipas visit.përmet.org.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: